Shtatorja e Adem Jasharit që është vendosur më 28 Nëntor pranë qendrës tregtare “Abi Çarshia” në Prizren, do të largohet për t’u dërguar për rimodelim.

Kështu ka konfirmuar menaxhmenti i kësaj qendre për klankosova.tv, pas kritikave të shumta që u bën lidhur me proporcionet e figurës së Adem Jasharit.

“Do të largohet përmendorja e Adem Jasharit për rikonstruktim dhe rimodelim të saj për shkak të kritikave të marra”.

“Besoj se me shumë gjasë nesër ose më së largu gjatë kësaj jave do të largohet”.

Nga menaxhmenti kanë theksuar se e njëjta skulpturë do të rimodelohet dhe se kjo do të bëhet nga një skulptor tjetër.

“Ky është vendim i përbashkët me skulptorin e kësaj vepre. Nuk dihet se për sa kohë do të përfundojë rimodelimi”.