Shtëpia e alfabetit në gjendje të mjerueshme

291981

Mbishkrime nacionaliste në Muzeun e alfabetit në Manastir. Në tabelën ku shkruan se këtu ndodhet muzeu, gjuha shqipe është fshirë, ndërsa poshtë saj është mbishkruar një simbol nazist.

“Drejtori i muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe, neglizhon mbishkrimet dhe demolimet që iu bënë muzeut ditë më parë. Ai edhe sot nuk pranoi të prononcohet, ndërkohë edhe pse në procedurë hetimore, mbishkrimet me ngjyrë janë fshirë nga muret dhe tabelat e muzeut”.

Nga SPB e Manastirit konfirmuan dëmtimin e pllakës dhe mbishkrimet naziste. Ata thanë se po hetojnë rastin. Pos mbishkrimeve edhe objekti i muzeut është në gjendje të mjerueshme dhe pothuajse e pa prekur me vite. Sekretari shtetëror në ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi nuk pajtohet objekti i muzeut është në gjendje të mjerueshme dhe se i njëjti është lënë në harresë nga Institucionet.

“Unë nuk pajtohem me ju të nderuar gazetarë, se aty është mjerim. Mbetet në fokus të interesimit tonë. Ne jemi prezent në vazhdimësi në këtë objekt. Faktet flasin se atje kemi shumë intervenime”, tha Behixhudin Shehabi, Sekretar shtetëror.

Shehabi madje ngjashëm si vitin e kaluar, premton riparimin e tërësishëm të objektit i cili sipas tij duhet të jetë gati vitin e ardhshëm.

“Është afruar koha kur do ta shohim objektin tërësisht të riparimi. 2017 është viti vendimtar”, u shpreh Behixhudin Shehabi, Sekretar shtetëror.

Pos Institucioneve vendore, një ndihmë për këtë muze, vitin e kaluar kishin ofruar edhe Shqipëria dhe Kosova. Një ndër problemet tjera për muzeun mbetet edhe mos zgjidhja e çështjes pronësore me lokalet afariste në hyrje të ndërtesës së muzeut. Në katin përdhes të muzeut, ende funksionon dyqani për shitjen e qeramikave. Përderisa objekti është në këtë gjendje, me të vetmin projekt që do të lavdërohet pushteti në ditën e alfabetit janë vetëm disa figura prej dylli.

291981

 
 

291951