Jo zyrtarisht, në rrugën “Dizhon”, të paktën 4 persona, 2 nga të cilët nga Kosova, kanë kërcënuar votuesit që shkonin për të kryer të drejtën e tyre të votimit, duke i agjituar për një parti të caktuar, mëson Alsat M.

Personi që ka denoncuar rastin, gjithnjë sipas burimeve jo zyrtare, ka pasur edhe armë me vete, duke ia treguar votuesve, si formë kërcënimi. Kontrolli i brendshëm i MPB-së, në disa raste, se si policë, pa lejen e ministrisë, kanë dhënë edhe urdhra, sipas qejfit të tyre. Edhe këto denoncime, janë duke u verifkuar.

Për më shumë, ALSAT ka dërguar pyetje pranë ministrisë së Brendshme, dhe shpresojmë se ato do të zbardhen në konferencën për shtyp të MPB-së, për të cilën do t’ju njoftojmë në edicionin e ardhshëm.