Per te sqaruar kete fenomen i cili me dekada te tera mijera qytetare tane kan ngelur pa shtetsi nga laboratoret e ketij sistemi te devijuar dhe i ndyre me dekata.
Shtetesia duhet kuptuar si nje lidhje juridike relativisht e perhershme midis shtetit dhe individit.
Ku duhet filluar keshtu: “ Cdokush ka te drejte per shtetesi. Asnjerit nuk duhet kjo e drejte ti mohoet apo miret ne nje menyre te njeanshme e drejta per shtetesi, pra si edhe e drejta per te ndruar shtetesine “, Keshtu thot ne forme koncise dispozita e Nenit 15 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga viti 1948 ku kjo zbatohen për çdo individ per njohje se pamvaresisht se ku ndodhet,te drejten per nje lidhej juridike pa dallim se ku ndodhet.
Shtetesia dhe nacionaliteti,si dy terme po edhe nga e Drejta Nderkombetare paraqesin nje lidhshmeri ku shpesh i perdorin ne nej vend por nuk duhet cdoher te jete ashtu,pasi qe shtetesia ne teresi konfirmon ndenjen e identitetit te njerezve ku poashtu jep të drejtën e mbrojtjes së shtetit si dhe të të drejtave të tjera të shumta civile dhe politike.
Vërtetë,shtetësia ndonjëherë përshkruhet si një “e drejtë e pronës”.

SHTETESIA- Shtetësia mund të shikohet nga dy aspekte: si shprehje e sovranitetit shtetëror
(domaine réservé) dhe si e drejtë e njeriut. E vërtetë eshte se shtetësia përbëhet nga të dyja këto perberesit apo komponentat. Në zhvillimin historik, instituti juridik i shtetësisë ka lëvizur në drejtim nga sovraniteti ekskluziv dhe i pakufizuar i shtetit në drejtim të vendosjes së rrethit të personave të cilët janë shtetas të saj, në masën e kësaj të drejte sovrane që duket se është ndërkombëtare ligjore, pra normat e së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Ky ndikim I drejtes ndërkombëtare pasqyrohet në faktin që shtetësia po rritet gjithnjë e më shumë si një e drejtë njerëzore, domethënë si e drejtë e një individi për nënshtetësi, dhe gjithçka në një mënyrë që të shmanget pashtetësia.(apatridi ).
Shtetësia është jashtëzakonisht e rëndësishme për çdo qenie njerëzore.
Ajo përfaqëson një lloj bilete hyrese e te gjite atyre njerëzve që kanë një lidhje të veçantë me shtetin e shtetësisë .Shtetësia krijon një lidhje të veçantë midis një individi dhe shtetit, i cili u mundëson atyre per shfrytzimin më të gjerë të të drejtave (civile, politike, ekonomike,të drejtat shoqërore dhe kulturore), por edhe një detyrim. Kështu, qe cdo qytetar ka një te drejte aktive dhe pasive dhe ate per te votuar,e drejta për një dokument udhëtimi, mundësia për të gëzuar mbrojtje diplomatike, si dhe të drejta të tjera absolutisht të rezervuara të qytetarëve(shtetasve).
Shtetësia është gjithashtu e rëndësishme pasi pika e lidhjes në marrëdhëniet private-juridike me elementin e huaj apo te jashtem. Shtetësia shpesh është e rëndësishme në të drejtën penale dhe ndërkombëtare në përcaktimin e juridiksionit, si në procedurat e tjera.

Shtetësia si shprehje e sovranitetit shtetëror – Shtetësia është e rëndësishme për përcaktimin e rrethit të personave që përbëjnë qytetarët e një vendi apo shteti. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, duke pasur parasysh se tashmë ekzistojnë elemente tradicionale te shteteve ku ata jane si: territori, popullsia (e përhershme), pushteti shtetëror, si dhe zotërimi apo kapaciteti për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera. Shtetësia mund të përcaktohet në disa mënyra, por duke filluar nga numri më i madh përkufizimit mund të konkludohet se kjo është një marrëdhënie juridike midis shtetit dhe individit që ka lidhje (e fortë) me shtetin përkatës.
Shumë domethënëse dhe si definicion i rendesishem ku shesh i cituar dhe i zbatuar i shtetësisë është ai që jepet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Çështjen Nottebohm (Nottebohm Case):”Në përputhje me praktika shtetërore, vendimet e arbitrazhit dhe gjykatave po edhe me mendimet e shkrimtarëve,shtetësia është një marrëdhënie juridike e mbështetur në një fakt lidhje shoqerore, ekzistenca e një lidhjeje reale, interesi dhe emocioni, së bashku me ekzistencën të drejtat dhe detyrimet reciproke.”.

Shtetësia si e drejtë njerëzore – Shtetësia është një e drejtë e njeriut të cilat e shoqërojn një numër të madh të dokumenteve juridike ndërkombëtare dhe ate:
– Deklarata Universale per të Drejtat e njeriut të vitit 1948- parashikojnë të drejtën e shtetësisë si të drejtë të secilit person .Me dekada të zbatuar , dispozita të shumta ku Deklaratat universale të të drejtave të njeriut janë bërë pjesë perberese e Ligjit ndërkombëtar per te drejtat e nejriut.
– Gjithashtu, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike të vitit 1966.në nenin 24, paragrafi 3, parashikonte të drejtën e shtetësisë, si të drejtë të gjithsecilit fëmije.
– Konventa e vitit 1989 për të Drejtat e Fëmijëve parashikon në Nenin 7, paragrafi 9,e drejta e fëmijës për shtetësi.
– Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të të gjithëve punëtorëve migrantë dhe anëtarët e familjeve të tyre, parashikohen në nenin 29 që fëmijët e punëtorëve migrantë kanë të drejtën e shtetësisë-
– Konventa për të Drejtat e Personave me aftësia e kufizuara,në nenin 18, paragrafi 2 njeh të drejtën e fëmijëve me aftësi të kufizuara për të fituar shtetësi.

Dy konventa të specializuara rregulluan çështjen e pozitës së personave pa shtetësi dhe çështja e zgjidhjes (heqjes) së fenomenit të pashtetësisë ( apatridit ).:
Konventa për statusin juridik të personave pa shtetësi që nga viti 1954 , dhe

Konventa për Reduktimin e Numrit të Personave pa shtetësia që nga viti 1961.

Detyrim i shtetit eshte të mundësojë që çdo person të ketë ( nje ) shtetësi dhe për të lehtësuar pozicionin e personave pa shtetësi derisa të hiqet paraqitja e pashtetësisë (apartitid),tregon se e drejta e shtetësisë eshte e natyrshme për çdo qenie njerëzore. Ku ketu shume qarte dhe me te drejte nderkombetare eshte percaktuar dhe qarte e kristalizuar ku cdo qenije njerzore i takon e drejta e shtetesise ne ndonje shtet apo ne te cilin gjendet.

Në nivelin rajonal, përsa i përket rregullimit dhe parashikimit të shtetësisë shtetësia si një e drejtë njerëzore, shkoi më larg në kontinentin Evropian, nën kujdesin e Këshillit të Evropës.
-Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Lirite Themelore ( KEDNJLTH ),së bashku me protokollet shoqëruese nuk parashikon ligjin mbi shtetësinë si një e drejtë e veçantë e njeriut.
Ama eshte simptomatike se në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJLTH), e drejta për shtetësi mbrohet indirekt,domethënë duke mbrojtur të drejtat e tjera të njeriut të parashikuara nga KEDNJLTH dhe protokollet shoqëruese. Ku kjo behet duke garantuar mbrojtjen e te drejtave të njeriut:si me poshte : ndalimi i torturës (neni 3), e drejta në një gjykim të drejtë (Neni 6), e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare,(Neni 8), ndalimi i diskriminimit (neni 14) dhe përmes ndalimit të dëbimit kolektiv te huajve (neni 4 i protokollit nr. 4 i KEDNJLTH-re ).
– Nën kujdesin e Këshillit të Evropës në vitin 1997,u miratua Konventa Europjane per Shtetesine. Ku me kete Konvente rregullohen: parimet e marrjes, mbajtjes, humbjes, ri-marrjes së shtetësisë, si dhe çështjet procedurale-juridike, shtetësia e shumëfishtë, pastaj shtetësia në kontekstet e sukcsioneve te shteteve ,detyrimet ushtarake dhe bashkëpunimi ndërmjet shteteve palë të Konventës. Ketu eshte shume e rendesishme te theksohet se Konventa Evropjane per Shtetesine -Njeh te drejten e shtetesise cdo qenije njerzore.

Poashtu ne kete vije kemi edhe legjslativa per te drejten es shtetesise edhe ne Amerike.
Ku edhe ketu e kemi Konventen Amerikane per te drejtat njeriut,ku ne neni 20 parashikon që çdo person ka të drejtën e një shtetësie. Ne jurispodencen Amerikane per te drejtat e njeriut ku shum me rednesi eshte materija e kesaj te drejte e Jurispodences dhe Gjykates Nder Amerikane per te drejten e njeriut. Poashtu edhe ne kontinentin Afrikan jan miratuar disa te drejta nderkombetare per te drejten e shtetesise si e drejte njerzore.

Duke pasur parasysh praninë e përhapur të përshkrimit të së drejtës për shtetësi si një e drejtë e njeriut, rregullore të tilla kanë ngritur disa parime në nivelin ligjor ndërkombëtar.

E drejta e shtetësisë si e drejtë e njeriut mbrohet nga ndalimi i pashtetësisë( apatridi), e cila është bërë pjesë e së drejtës pozitive ndërkombëtare. Detyron të gjitha vendet e botës që të mundësojnë gëzimin e të drejtës së shtetësisë në mënyrë që ta shmangin shfaqjen e pashtetësisë ( apatridi). Me tej eshte e ndaluar heqja jashtdeshires nga shtetesia ,ku njekohesisht cdo njeriu i lejohet te ndryshojë lirisht shtetësinë dhe të marrë shtetësinë e shtetit për të cilin fitimi i shtetësisë plotëson kushtet .
Me rëndësi të veçantë është parimi i mosdiskriminimit në marrjen e shtetësisë.

Mr. Alil Fetai