Një studim nga Carnegie Mello University ka zbuluar senë 7 muaj 127 persona në botë kanë ndërruar jetë për shkak të një selfie.

Por më shumë se gjysma e incidenteve, plot 76 prej tyre kanë ndodhur në Indi, gjatë periudhës së studimit mars-shtator 2014.

Në fakt është pikërisht përpjekja për të kapur një selfie shkaku i vdekjes së tyre. Pjesa më e madhe e “vdekjeve nga selfie” në Indi janë të lidhur me mbytjen në ujë, shkruan Top Channel.

Qytetarët e 20 vendeve janë vrarë duke bërë një selfie. Raporti i quajtur “Unë, vetja ime dhe Killfie im: Karakterizimi dhe parandalimi i selfie”, jo vetëm që raporton për vdekjet, por edhe analizon se çfarë duhet të bëjnë qeveritë për ti parandaluar ato.

Studimi vëren gjithashtu se pjesa më e madhe që kanë ndërruar jetë janë në moshën nën 24 vjeç.