– Përshkak ritjes së numrit të të infektuarve me Covid, shteti do të menaxhojë me klinikat private, njëlloj ashtu sikurse me institucionet shtetërore, informon Zhurnal.

Kjo është propozuar pas takimit të sotëm të Këshillit të sigurisë.

“Për të gjitha shërbimet e spitaleve private shëndetësore, do të ketë kompenzim. Nuk bëhet fjalë për nacionalizim, por shteti do të paraqitet në rolin e menaxherit”, thotë presidenti Stevo Pendarovski.

Shteti do të mbulojë 30% të vlerës së tregut të harxhimeve për mjekim në klinikat private.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se të gjitha resurset e klinikave private do të meren parasysh, duke përfshirë dhe kapacitetet spitalore për vendosjen e pacientëve dhe kuadri i spitaleve.

“Periudha është me të vërtetë kritike dhe me këtë dinamikë të të infektuarve, presim një periudhë kur numri i pacientëve të infektuar të ri të jetë linear”, tha Filipçe.

Ministri potencoi se presioni është i madh edhe mbi spitalet, e kështu, numri i shtretërve do të rritet edhe në spitalin “8 shtatori”