Rreth 2 mijë kompani dhe një numër përafërsisht i njëjtë të personave fizik deri në fund të qershorit kanë arritur një borxh ndaj shtetit rreth 141 milionë euro, duke evituar pagesën e tatimeve dhe doganave.

Lista më e re e borxhëlinjëve që e ka publikuar DAP, tregon se detyrimet ndaj shtetit kanë filluar të shlyhen. Për këtë muaj lista posedon gjithsej 1924 subjekte juridike, që është më pak në krahasim me qershorin dhe 1882 persona fizik, që është për 642 më pak se muajin e kaluar./Alsat