Gjatë natës në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 60 persona me simptoma të diarresë dhe lodhjes. Nga masat epidemiologjike dhe masat e tjera të zbatuara, me siguri mund të konstatohet se nuk ekziston ndërlidhje për konsumimin e ushqimit nga një objekt i njëjtë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Nga Qendra për shëndet publik – Gostivar dhe Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor janë në terren dhe po e ndjekin situatën, përcjell Fol.

Në vijim është bashkëpunimi pas çka institucionet kompetente do të dalin me kumtesë. Nga të dhënat dhe informacionet të cilat do t’i marrin nga QSHP rajonal, nëse ka nevojë ISHSSH do të japë vendim me masa konkrete, qëndron në kumtesë. Në katër ditët e fundit mbi njëmijë persona me temperaturë të lartë trupore, plogështi dhe dhimbje barku kanë kërkuar ndihmë mjekësore në sektorin infektiv në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. /Fol/