Cigaret në Maqedoni do të shtrenjtohen për së paku 4 denarë për një kuti, kështu brendet më të shtrenjta do të kushtojnë edhe 140 denarë. Duke pasur parasysh se cigaret gjatë vitit të kaluar u rritën sa që e kaluan edhe Ligjin e akcizës, nuk përjashtohet opsioni që deri në fund të vitit markat e shtrenjta të kalojnë edhe çmimin e 150 denarëve.

Sipasi planit të paraparë, cigaret prej korrikut të këtij viti në gjashtë vitet e ardhshme do të shtrenjtohen për 4 denarë për kuti gjatë çdo viti. Kjo do të thotë se deri në fund të vitit 2023 një kuti mund të kushtojë afër 200 denarë./Telegrafi/