Benzinat dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej mesnatë do të shtrenjtohen me dy denarë, ndërsa dizeli për 1,5 denarë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë. (KRE).

Sipas vendimit të KRE-së, një litër EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 62 denarë, ndërsa çmimi i ri i një litër EUROSUPER BS – 98 arrin në 64 denarë. Vaji ektstra i lehtë për amvisëri (EL) do të kushtojë 37,5 denarë, ndërsa për një litër EURODIZEL do të paguhet 48,5 denarë.

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në këtë mënyrë rriten me një mesatare prej 4.48 %.

Çmimi i ri i karburanteve është formuar në bazë të çmimit mesatar të naftës në tregun botëror dhe kursin e denarit në krahasim me dollarin në dy javët e fundit.