Shtyhet organizimi i ceremonisë “Oscar”

Los Anxheles, 16 qershor – Dhe fituesi është … koronavirusi.

Akademia e Arteve dhe Shkencave njoftoi se do të shtyjë datën e “Academy Awards” nga 28 shkurti deri në 25 prill 2021.

Në një takim virtual në platformën “Zoom” të bordit të zyrtarëve të përbërë nga 54 anëtarë, ku bëjnë pjesë personazhe të njohur, si Steven Spielberg, Laura Dern dhe Whoopy Goldberg, drejtuesit e Akademisë vendosën se një valë e dytë e mundshme e COVID-19 në vjeshtë dhe dimër paraqet rrezik të madh për organizimin e një ngjarjeje të tillë në shkurt.

Gjithashtu, Akademia ka ndryshuar edhe rregulloren. Për t’u kualifikuar, një film artistik duhet ta ketë datën e lëshimit midis 1 janarit 2020 dhe 28 shkurtit 2021.

Në të njëjtën kohë, grupi njoftoi se do të shtyjë edhe hapjen e planifikuar të Muzeut të Akademisë. / DPA