Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Trust” në të cilën i akuzuari i parë është biznesmeni dhe pronari i TV Nova, Sead Koçan, është shtyrë për më 14 nëntor. Ai së bashku me Vasilie Aviroviq dhe një person tjetër ngarkohen për keqpërdorim të procedurave të shpalljes publike.

Avokatët u ankuan se nuk kanë marrë listë të dëshmive, pasi avokatja Sanja Aleksiq më herët ka kërkuar t’i dorëzohet listë që të mund ta përgatitë mbrojtjen.

Seanca gjyqësore e sotme ka zgjatur vetëm një orë, ndërsa ajo e radhës është planifikuar për më 14 nëntor.