Shtyhet përsëri seanca për rastin “Sopoti”. Pavarësisht se të akuzuarit dhe mbrojtja u paraqitën në seancë, e njëjta u shty për shkak se nuk u paraqit prokurori i lëndës, raporton Alsat-M.

Avokati Naser Raufi theksoi se fakti që prokurori i lëndës nuk është paraqitur në seancë tregon se Prokuroria Speciale Publike do ta merr përfundimisht hetimin e kësaj lëndë. Edhe të akuzuarit u deklaruan optimistë se lënda do të kalojë në duart e Katica Janevës.

Seanca e radhës është caktuar për 22 shkurt 2017.