Maqedonia ka një fitues të qartë të zgjedhjeve parlamentare dhe lideri i asaj partie duhet që ta merr mandatin për formimin e qeverisë. Diçka tjetër do të ishte shumë e rrezikshme dhe thyerje e qartë e vullnetit të shumicës së qytetarëve të Maqedonisë.
Këtë sot e porositi deputetja në Parlamentin Evropian, Patricija Shulin, transmeton TetovaSot.
Sipas Shulin, demokracia evropiane nuk njeh fitoren në zgjedhje përmes votave të fituara në tavolinën e gjelbër, përderisa votuesit e kanë bërë zgjedhjen e tyre në zgjedhjet e lira dhe demokratike./TetovaSot/