Shumica e grekëve dëshirojnë që të zgjidhet problemi me emrin, tregojnë rezultatet e anketës së fundit të realizuar në Greqi nga agjencia “Alko”.
63 për qind e të anketuarve janë për arritje të pranueshme nga të dyja palët, 21 për qind thonë që punët duhet të mbeten siç janë sot, ndërsa 10 për qind e grekëve besojnë se Greqia ka humbur shumë në dekadën e fundit në lidhje me çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen se nëse Greqia a humb, a fiton me zgjidhjen e çështjes së emrit, 70 për qind thonë se Greqia humb me zgjidhjen e çështjes së emrit, 9 thonë se fiton, ndërsa 21 për qind nuk janë përgjigjur.
Kostas Panagopulos, kryetari i agjencisë “Alko” që realizoi anketën, tha se në anketë nuk janë përfshirë emra konkret, pasi zyrtarisht akoma nuk janë bërë të ditur.