Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin komunal në Tetovë, kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami bashkë me bartësin e listës Besar Durmishi ka qendruar sot në Malësinë e Sharrit, ku ka vizituar Bozovcën, Veshallën, Brodecin dhe Shipkovicë

Kasami ka bashkëbiseduar me banorët e këtyre fshatrave, duke kërkuar përkrahje për listën “Shumicë për Tetovën” , listë me të cilën garon Lëvizja BESA në zgjedhjet e 20 gushtit.