Të gjithë duan që në rast të ndonjë kolle të mundimshme, ta zhdukin atë sa më parë.

Sëmundjet që shkaktojnë të kollitur janë kryesisht më të shpeshta në stinën e dimrit, por kjo nuk e përjashton atë edhe në stinët tjera.

Kollitja mund të shkaktohet edhe nga duhanpirja por kryesisht është shenjë e viruseve, ftohjeve dhe bronhitit.

Kollitja ndodh atëherë kur trupi përpiqet të pastrojë sistemin respirator.

Shumica prej nesh e trajtojmë kollën me sirupe të ndryshme por ndoshta nuk e dimë se ka edhe trajtime natyrale që mund t’i bëjmë lehtësisht edhe në shtëpi, e për më tepër janë edhe shumë më efektive.

Një nga këto trajtime natyrale shiheni më poshtë, transmeton Klan Kosova.

Përbërësit:

400 ml ujë
2 banane të pjekura
2 lugë gjelle të mjaltit organik

Si ta përgatisni?

Zieni ujin në një tenxhere.

Më pas qëroni bananet dhe vendosini në një pjatë të thellë, shtypini ato me një lugë druri dhe shtojeni ujin e zier mbi to, e lëreni të ftohet.

Në fund shtojeni mjaltin dhe përzieni.

Këtë përbërje konsumojeni gjatë ditës, deri në katër lugë gjelle.

Para se ta konsumoni këtë përzierje, ngroheni atë, në mënyrë që kollitja juaj të lehtësohet.