Njëri nga australianët që ka miliona dollarë vlerë Bitcoin, pretendon se ka mbetur edhe një javë për të investuar në kriptovaluta, para se çmimi të rritet në 100 mijë dollarë australian.
Sam Karagiozis kishte braktisur shkollën qysh si 15-vjeçar, për të punuar më orar të plotë në McDonald’s. Por pasi filloi të merret me bizneset e patundshmërive, ushqimit dhe tani me Bitcoin, ai sot ka një pasuri prej 15 milionë dollarëve.
Ky ndërmarrës është bërë kryelajm gjatë muajve të fundit, për faktin se ka krijuar kriptovalutën e tij “Auscoin”. 26-vjeçari ka arritur partneritet me yllin e tenisit Nick Kyrgios, duke i shitur atij dhe vëllait të tij Bitcoin, dhe kjo ka bërë që ai të fitoi simpati dhe të jetë i pranishëm në çdo lojë të tenisit në “Australian Open”.
Gjatë një interviste dhënë për “Daily Mail Australia”, milioneri nga Melbourne ka pranuar se gjithë pasurinë e ka investuar në kriptovaluta, ndësa për të gjithë të interesuarit në kriptovaluta ka një porosi – “të gjitha ata që mendojnë të blejnë kriptovaluta, bëjeni tani”.
Pasi që Bitcoin kishte arritur vlerën prej 25 mijë dollarë australianë gjatë vitit të kaluar, gjatë javëve të fundit ka rënë në 13 mijë, por Karagiozis thotë se kjo nuk po e brengos fare.
Sipas tij tremujori i parë i vitit, është ndoshta mundësia e fundit që të interesuarit të blejnë Bitcoin nën vlerën e 20 mijë dollarë australian.
“Mund të pësoi edhe më shumë rënie të vlerës, por kjo nuk duhet t’i frikësojë qytetarët dhe të bëjnë panik. Të gjithë ata që kanë investuar gjatë dy javëve të fundit, mund të jenë paksa të stresuar, por nuk do të duhej të ishin, pasi nuk do të thotë asgjë nëse i bie paksa vlera”, ka deklaruar ai.
“Lirisht mund të them se kam parashikuar që deri në fund të vitit 2018, vlera e Bitcoin të arrijë në 100 mijë dollarë australian, ndërsa gjatë 3 deri në 5 vitet e ardhshme do të arrijë shumën e 500 mijë dollarëve… nuk kam dyshim për këtë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/