Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ofroi një vështrim të errët sesi do të ishte lufta me Korenëe Veriut , disa orë përpara se Kim Jong-un, të lëshonte një raketë balistike.

Mattis tha në një intervistë televizive me “CBS News” se një konflikt me Korenë e Veriut do të ishte “ lufta me e keqë në histori “.

” Nëse nuk jemi në gjendje ta zgjidhim këtë situatë përmes mjeteve diplomatike lufta me Korenë e Veriut , do të ishte katastrofike”, tha ai.

Më vonë Koreja e Veriut testoi një raketë balistike me rreze të shkurtër, e cila arriti në Detin e Japonisë

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut thanë se raketa fluturoi rreth 280 milje.