Shkruan Qenan Aliu

…Dorëheqjen e z Menduh Thaçit nga posti i kryetarit të partisë, anëtarësia dhe funksionarët tjerë të partisë në instancat tjera,si rëndomë duhet kuptuar në frymën e demokracisë, pra si AKT MORAL dhe individual. Sipas tekstit të dorëheqjes, shihet se fjala është për dorëheqje të PAREVOKUESHME, pra nuk është vetëm ofrim i dorëheqjes që do të mund të interpretohej si VOTBESIM i funksionit në organet statutare të partisë. Pra nuk ka kurfar vakumi në përfaqësimin e partisë, Këshilli Drejtues i partisë me koordinatorin e saj do të zhvillojë procedurat në afat sa më të shkurtë konform Statutit të partisë.

Të gjithë funksionarët e tjerë të instancave të partisë në asnjë mënyrë nuk duhet ta zbehin këtë akt ETIK, MORAL dhe shembullorë, mbase nuk ka kurfar mundësie e njëjta të kthehet pas apo të refuzohet nga Kongresi i partisë. Ndonse kjo teorikisht mund të jetë e mundur, por politikisht kjo do të kishte impakt gallopant negativ në aspekt të seriozitetit, sinqeritetit dhe kulturës. Pra do të dilte një lojë sa për mashtrim momental por për shkak të saj të kishte goditje edhe më të thella politike si pasojë .

Jam plotësishtë i bindur se z. Thaçi këtë e ka parasyshë dhe se ky akt i tij është tamam si i një i ish-lideri. E mira e partisë është se akoma Thaçi pohon se i mbetet ushtarë besnik i partisë në të ardhmen me përvojën e tijë. E kuptueshme është se jo gjithkush mund të operoj e menaxhojë me një strukturë mjaft e lidhur dhe doktrinare, madje e frymëzuar nga vet karizma e Menduh Thaçit, por megjithëate fjala është për një organizatë politike e cila ma mer mendja se ka resurse kadrovike të mjaftueshme për një ristrukturim tjetërfare .

Do të duhet të mësoheni edhe pa Thaçin në krye , sepse thonë ÇDO KOHË SJELLË NJERËZIT E SAJ! Madje koha i themelon dhe i shuan edhe partitë politike. Rrethanat si në çdo sferë të jetës ndryshojnë me një dinamikë të madhe, ndryshimet ndodhin edhe në sferën politike, pra gjithçka evulon !