Si e vlerësojnë qytetarët arsimin në Maqedoni

Më pak se tre është vlerësimi mesatar i qytetarëve të Maqedonisë për arsimin. Të tilla janë rezultatet e hulumtimit të fundit të ‘Detektor’ që e zbatoi Instituti për Hulumtime Politike Shkup.

Sipas këtij hulumtimi, më pak është vlerësuar nga qytetarë me arsim të mesëm dikur 2.79 ndërsa ata me arsim të lartë është vlerësuar 2.84. Vlerësimi i përgjithshëm është 2.85.

Hulumtimi gjithashtu tregon se gjysma e qytetarëve nuk janë të kënaqur me cilësinë e arsimit edhe pse duhet të potencohet se përqindja e lartë është edhe të qytetarëve që thonë se arsimi në vend është cilësor. 51% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me cilësinë e arsimit ndërsa 44.8% e qytetarëve deklarohen se ka arsim cilësor.

Gjithashtu gjysma e qytetarëve apo 49.9% nuk janë të kënaqur me programet e procesit arsimor për dallim nga 26.3% e qytetarëve të cilët shprehen të kënaqur. 54.4% thonë se nuk janë të kënaqur me cilësinë e librave ndërsa 23.6% deklarohen se librat janë cilësorë.

Megjithatë rezultatet e PISA tregojnë se Maqedonia është në vendet me vlerësim më të ulët. Sipas pjesës më të madhe të qytetarëve, arsye për këtë është kuadri jocilësor dhe programi ikeq.

23.7% e qytetarëve shprehen se arsyet e dobëta në PISA janë te kuadri, 22.2% te programi arsimor, 13.6% te kushtet e këqija në shkolla dhe 6.5 te nxënësit.