Shtetet e Bashkuara kanë dy herë më shumë vdekje gjatë arrestimeve dhe në paraburgim se sa në Australi dhe gjashtë herë më shumë nga Britania e Madhe.

Në protestat që gjatë dy javëve të fundit po mbahen në SHBA për vrasjen e afroamerikanit Xhorxh Flojd kanë nxjerrë në pah problemin e dhunës policore ndaj qytetarëve.

“Flojd është vetëm një nga shumë amerikanë që vuajnë çdo vit nga vendimet e këqija të policisë amerikane, ndërsa statistikat tregojnë se policia në SHBA qëllon, arreston dhe burgos më shumë njerëz sesa në vendet e tjera të zhvilluara,” transmeton Si-En-En.

Në grupin e ekonomive më të përparuara në botë, G-7, SHBA-ja dallohet për sa i përket vdekshmërisë në kontakt me oficerët e policisë, ndërsa afroamerikanët janë më të prekur nga kjo lloj dhune.

Sipas të dhënave të Entit amerikan të statistikave, nga qershori i vitit 2015 deri në mars të vitit 2016, janë regjistruar 1,348 vdekje të tilla të mundshme, që do të thoshte mesatarisht 135 vdekje në muaj ose pak më shumë se katër në ditë.

Për qytetarët e SHBA-së është e madhe mundësia se do të arrestohen ose ndalohen nga bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë botën.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018, janë arrestuar 10.310.960 njerëz ose çdo i 32 shtetas, ndërsa afroamerikanët e përbëjnë një të tretën e popullsisë së burgjeve në SHBA, pavarësisht se janë vetëm një e teta e popullsisë së përgjithshme të vendit.