Sigurohen foto nga pakot me kokainë të gjetura në konteinerin në Durrës.

Pakot mbanin 140 kg kokainë të cilat kishin si destinacion firmën Masabi Fruits në Kombinat.

Nga fotot dallohet se kokaina ishte e mbështjellë me natriban kaf dhe të zi, ndërkohë që në disa prej tyre ishte mbishtrimi ”Viejon”.

Kokaina ishte fshehur në tavanin e konteinerit, në një vend të modifikuar ndërsa deri më tani është shoqëruar një punonjës i firmës ‘Masabi Fruits’ i cili kishte shkuar për të tërhequr konteinerin.

Një sasi kokaine, prej rreth 200 kilogramësh është sekuestruar këtë të enjte në Portin e Durrësit, pas kontrolleve të imtësishme që u është bërë konteinerëve që po shkarkoheshin