Fëmijët në Britani janë të dhënë pas “smartfonëve” të tyre, tabletave dhe televizioneve duke kaluar pesë orë në ditë ose më shumë, në bazë të një hetimi të publikuar javën e kaluar nga mbikëqyrës të transmetimit “Ofcom”.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se një e treta e britanikëve të cilët janë nën moshën pesë vjeçare kanë një tabletë ose “smartfon”, transmeton FOL.

Ky obsesion është i trashëguar nga prindërit sipas ekspertëve.

Vetëm gjatë këtij muaji Shoqëria Amerikane e Pediatrisë ka prodhuar udhëzime të hollësishme që tregojnë se si këto ekrane po e rrezikojnë jetën e një fëmije duke i bërë me mbipeshë, duke i prishur gjumin dhe duke sjellur probleme zhvillimore.