Organizimi i ambienteve të shtëpisë ndikon mjaft në stilin tonë të jetës, pasi shtëpia ku jetojmë ndikon në humorin e ditës dhe mirëqënien mendore.

Në dimër është dhe koha e pushimit, momenti i duhur për të rregulluar paqen e brendshme. Ja disa strategji se si të transformoni shtëpinë tuaj në një strehë për shpirtin.

Feng shui
Sipas Feng shui energjia vitale duhet të rrjedhë lirisht dhe në mënyrë spontante, prandaj është e rëndësishme të lehtësoni mjedisin dhe të pranoni të hiqni gjërat që nuk janë më pjesë e historisë suaj.

Rregulli
Dhurata të panevojshme, korniza që nuk keni dashur ti hidhni etj. Ka ardhur momenti ti hiqni të gjitha këto. Hidhini objektt që janë prishur dhe shijoni një shtëpi të pasur me energji pozitive.

Ngjyrat
Lyerja e mureve sjell drite dhe vitalitet. Në sallon përdorni hijet e të kuqes apo portokallisë, pasi sipas disa studimeve përmirëson bisedat duke përmirësuar raportet sociale.

Mblidhni
Shfrytëzoni ndryshimin e stinës për të pastuar edhe dollapet. Dhurojini shoqeve, femrave që kanë nevojë, dhe mbani për vete vetëm ato që vërtetë i vishni. Kjo përmirëson shëndetin e zemrës dhe mendjes.

Ngrohtësia
Gjatë kësaj stine të ‘keqe’ keni nevojë për më shumë komfort. Shtoni një tapet të butë dhe krijoni një zonë relaksi ku të lexoni, të zgjidhni një rebus, apo të meditoni. Një rast i mirë për të bërë streçing.

Koha
Shfrytëzoni të ftohtin për më shumë mbrëmje në shtëpi. Është momenti të ktheheni tek hobet e vjetra.

Era
Merrni një shpërndarës esencash. Falë aromaterapisë shplodhesh, lufton plakjen dhe pastron ajrin e shtëpisë. Këshillohen vajrat esenciale të livandos, portokallit të ëmbël, që do ju sjellë gëzim duke qetësuar mendjen.

Natyra
Bimë jeshile, lule, fikus etj., ju ndihmon të pastroni ajri e shtëpisë, duke reaguar ndaj ndotjes magnetike. Lulet natyrale sjellin energji jetësore dhe kujdesi për to janë një terapi për mendjen.

Dëshira për dritë
Muret e kuzhinës lyejini me të verdhë. Sipas Feng shui kjo ngjyrë sjellë energji dhe vitalitet. Shtoni një kuti plot me erëza aromatike për ti dhënë erë enëve dhe të sillni një pjesë vere brenda mureve të shtëpisë.