Vërtetësia e lajmeve në internet ka vënë në lëvizje ekspertët e fushës së teknologjisë, për të zbulur se çfarë ndodh. Ekspertët thonë se problemi më i madh qëndron në Europë, ku vitin e ardhshëm janë zgjedhjet në Francë dhe Gjermani që do të sigurojnë të ardhmen e BE-së.

Euronews shkruan se e gjithë historia erdhi pasi faqja e kontrollit të fakteve Pagella Politica tha se gjysma e lajmeve të postuara në rrjetet sociale për referendumin kushtetues, si pasojë e të cilit dha dorëheqjen kryeministri Matteo Renzi, ishin të rreme.

Disa këshilla si ti dalloni lajmet e rreme:

Kontrolloni për faqen, zakonisht këto llojë faqesh e thonë qartë në përshkrimin e tyre se janë parodike apo humoristike.
 
Kontrolloni URL-në, ajo është një markë e njohur por me një adresë të çuditshme si ABC.com.co

Kontrolloni domainin. Për këtë përdorni faqen who.is për të kontrolluar datën se kur është krijuar një faqe dhe nga kush. Shpesh faqet e rreme kanë vetëm pak ditë apo javë që janë krijuar, çka përbëjnë një dyshim të fortë për besueshmërinë.

Kërko faqen dhe historinë. Nëse faqja ka reputacion dhe janë qindra artikuj të tjerë të ngjashëm me të në Google, atëherë është e vërtetë. Ndërsa nëse nuk del lajm i raportuar asgjëkundi, nuk ka besueshmërinë.

Kërkimi i fotos së kundërt. Zakonisht informacioni i rremë shpërndahet online në formën e një foto të vejtër, të dhënë jashtë kontekstit. Kërkoni për ndonjë foto të dyshimtë në motor të tillë kërkimi si Google Reverse image apo Tineye.