Nëse ndonjëherë ndjeheni se jeta online është duke ju marrë shumë kohë, ka një zgjidhje për këtë, transmeton koha.net.

Një ueb faqe është duke ofruar të gjithëve një shans që të fshijnë të gjithë gjurmët e tyre nga interneti, me vetëm një buton.

Ju vetëm duhet të shkruani email adresën dhe fjalëkalimin, dhe pastaj ju mund të fshini ndonjë, apo të gjitha gjërat që lidhen me atë adresë, transmeton koha.net.

Ky shërbim, i quajtur Deseat.me, është dizajnuar nga programerët suedezë, Wille Dahlbo dhe Linsu UnneBack. Kjo i lejon përdoruesit që kyçen me Google, të fshijnë të gjitha llogaritë që janë krijuar me atë email, online.

Duke përdorur protokollin e Google OAuth për t’iu qasur të dhënave të përdoruesve, atyre pastaj ju ofrohet që t’i fshijnë lidhjet e tjera me emailin e tyre.

Shpjegimet e dhëna nga ta, përfshijnë fshirjen nga Facebook, Evernote e Dribble, por nuk përfshinë fshirjen e gjithçkaje në Youtube e Linkedln.