Nëse dëshironi të merrni përfitimet të cilat vijnë nga mjalti atëherë pastërtia e mjaltit është ajo që duhet marrë parasysh para se ta blini atë.Ka disa teste dhe eksperimente të thjeshta që mund të kryhen në shtëpi për të verifikuar se mjalti që keni blerë është me të vërtetë natyral.Një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar këtë është eksperimenti me ujë. Shtoni një lugë mjaltë në një gotë me ujë.Nëse është mjalti artificial, ai do të shkrihet në ujë dhe do ta shihni përreth gotës.Ndërsa nëse është mjalti organik, ai do të qëndrojë në fund të gotës.Pra, keni parasysh këtë mënyrë kur blini mjaltë dhe mos hezitoni ta provoni këtë eksperiment për ta testuar pastërtinë e këtij produkti të shëndetshëm!