Snapchat tashmë është bërë njëri nga rrjetet kryesore sociale. Miliona njerëz nëpër tërë botën po e përdorin atë për të dërguar dhe pranuar fotografi dhe video tek miqtë e tyre, dhe natyrisht për të pranuar të njëjtat nga ta.

Por, për dallim nga rrjetet sociale tjera as ju vet dhe as të tjerët, në shikim të parë nuk mund të kuptoni nëse tjetri është duke ju përcjellur juve në Snapchat, ashtu sikur që nuk askush nuk mund të di se kënd e ndjek ti.

Ka zgjidhje edhe për këtë dhe ajo është më poshtë.

1.Shtype pullën te emri i personit.

 

2.Nëse kur shtypni emrin e personit që ndjekni në Snapchat, ju dalin këtë numra, atëherë ku persona është gjithashtu duke ju ndjekur juve.

Këta numra tregojnë totalin e fotove, videove dhe mesazheve që personi ka dërguar përmes Snapchat.

 

3.Nëse nuk ju dalin numrat në fjalë, atëherë personi nuk është duke ju ndjekur juve.

Arsyet pse nuk ju ndjekë janë të ndryshme, ndoshta nuk e ka bërë fillimisht fare atë ose në ndërkohë ju ka bllokuar.Por mos u brengosni, këtu humbet vetëm ai që nuk përcjelle “snap” tuaj, dhe jo ju.