Nëse kujdesesh për flokët aq sa mundesh, i pret, i lyen, i trajton me maska të ndryshme, me shumë mundësi i ke të shëndetshëm, le të themi, si një fëmijë. Flokët tanë duhet të kenë një kujdes të përditshëm, por nuk ndodh rrallë që edhe e teprojmë: i lajmë më shumë se ҫ’duhet, përdorim ujin e nxehtë për t’i larë, i lyejmë më shumë duke i ngarkuar me kimikate të rënda dhe neglizhojnë në trajtime të tjera me maska bimore apo maska në kushte shtëpie. Nëse e ke pyetur ndonjëherë veten se flokët janë ose jo të shëndetshëm, ka një truk që të bën ta kuptosh këtë. Ҫfarë të duhet? Vetëm një gotë me ujë dhe 10 sekonda.

Pri me gërshërë disa fije nga majat e flokëve dhe futi në një gotë me ujë. Sipas Skinny Mom,nëse flokët përhapen gjithandej nëpër ujë, do të thotë që je mirë dhe ke flokë të shendetshëm. Nëse zhyten në ujë menjëherë, do të thotë që janë shumë porozë e të fortë. Nëse flokët janë porozë do të thotë që uji është në gjendje të depërtojë nëpër kutikula. Disa njerëz e kanë të natyrshme rëndesën dhe fortësinë, ndërsa për të tjerë, ky mund të jetë një tregues i dëmshëm (të njëjtin truk mund ta bësh edhe nëse ke flokë të yndyrshëm, kaҫurrelë ose edhe të ngjyrosur).