Bela Gandhi, trajnere e njohur personale dhe themeluese e një shërbimi për takime, ka zbuluar sekretin se si ta përmirësoni çdo lidhje brenda vetëm 60 sekondave.

Siç duket, ky proces është shumë më i lehtë sesa që kemi imagjinuar, transmeton Telegrafi.

Përqafojeni partnerin 60 sekonda

Përqafimi me dikë që e dashuroni jua rritë nivelet trupore të oksitoksines dhe dopaminës – hormone të cilat janë përgjegjëse për ndjenjat e kënaqësisë dhe lidhjes emocionale.

Ta përqafoni dikë që e dashuroni, bën të ndjeheni sikurse jeni mbuluar me një batanije të ngrohët dhe ajo ndjenjë do të qëndrojë me ju tërë ditën.

Dërgojani një mesazh partnerit

Tregoni përmes një mesazhi se e vlerësoni dhe e dashuroni. Gjithashtu, partnerit mund t’ia rikujtoni edhe disa nga momentet e bukura të cilat i keni kaluar së bashku.