Natasha Lee ishte shofere taksie, por qëkur zbuloi sesi të bënte para nga YouTube, ajo ka hequr dorë nga profesioni.

Profesioni i saj i ri?

Lee poston video që shihen nga miliona persona që i mëson atyre sesi të lyejnë thonjtë. Ajo ka krijuar edhe një studio ku regjistron videot.

lee1

E pakënaqur nga puna si taksiste, 36 – vjeçarja nga Britania vendosi që pasionin që kishte për thonjtë ta çonte më larg.

Ajo filloi një kurs dhe spasi zbuloi dikë që postonte video në YouTube vendosi të bënte të njëjtën gjë.

lee3

Lee bëri edhe një trajnim 6 mujor tek website i videove dhe tashmë ka miliona shikues dhe bën aq të ardhura sa nuk ka nevojë të bëjë punë tjetër.