Darka është zakonisht vakti më i madh dhe më i vonë i ditës dhe është një mundësi e mirë për të bërë të mundur që të hani sasinë e duhur të frutave dhe perimeve.
Më poshtë janë të listuara disa mënyra se si të gatuajmë një darkë të shijshme.

Perime të pjekura është një mënyrë e mirë për ta ndjerë dhe më shumë shijene tyre. Piqni perimet e prera në 190 gradë për 20-25 minuta derisa të fillojnë të marrin ngjyrë kafe. Mund të piqni çdo lloj perimeje, që nga kërpudhat, qepët, patëllxhanët dhe domatet, brokolit e karrotat. Shijoni perimet e pjekura si një pjatë e dytë ose hajini me makarona ose receta të tjera.

Ziejini perimet në lëng mishi pule dhe verë të bardhë: Fillimisht zihet uji dhe pastaj hidhni perimet. Duhet të ketë lëng mjaftueshëm për të mbuluar perimet. Kur të arrijnë në fazën e zierjes, fikni sobën dhe lërini në valë edhe për 5-7 minuta. Shtoni hudhër ose borzilok për shije. Për të mos humbur vlerat e ushqimeve, tregohuni të kujdesshëm për të mos i zjerë shumë.

Hidhni perime të freskëta të prera në pjatën kryesore: Shtoni kërpudha, speca, kungull të njomë, qepë ose karrota në salcën e makaronave, në supë, në vezë të skuqura.

Shoqërojeni gjithnjë darkën me një sallatë. Shtroni në sallatën tuaj gjethe jeshile të marules dhe shtoni mbi të bizele, domate, qepë, selino, karrota e speca. Një sallatë e shëndetshme mjafton të ketë 3 grushta marule, 2-3 karrota, 1/4 kastravec dhe 1 lugë e gjysmë salca.

Zgjidhni frutat – të ngrira ose të freskëta, të pjekura ose të ziera – si ëmbëlsirë. Frutat e thata janë të shëndetshme, por janë të pasura në kalori, kështu që hajini me masë.