Një prej nuancave të propozuara këtë vit nga pasarelat dhe Javët e Modës në qytetet më në zë të modës ka qenë edhe e kuqja e gjakut, siҫ e njohim ne. Duke filluar që nga fillimvjeshta, për sezonin e ri vjeshtë – dimër 2016 nga New York-u në Londër, Milano apo Parisi, ka qenë e pamundur të mos e ndeshje të kuqen e zjarrtë. Që nga street style, e kombinuar me ngjyra nga më të ndryshmet, sharmi dhe feminiliteti ka qenë i dukshëm jo vetëm te modelet, por edhe te fashionistat, blogeret apo edhe vajzat e reja që pëlqejnë të vishen me të kuqe.

bab9e9d8c7e356431545e67cd40c75bd

Megjithatë, ndërsa Pantone Color, për vjeshtë dimër 2016 – 2017 propozon si bazë Aurora Red (e kuqja e agimit), ne na mjafton e kuqja e flamurit tonë kombëtar, me të cilën kombinimet me të zezën i gjen në shumë mënyra.

d34f2eafe7dbcad8aba101abde3f4163

Shikoni disa modele më poshtë për të kuptuar sa e thjeshtë është për të krijuar veshjen e veҫantë në një ditë feste kombëtare si e jona. Ah, mos harroni kadifen e kuqe si Ҫiljeta.

eb92df440b72e2c6a4c8871b1952b858

108943323dc666bf0573ca6a298a12c0

f527e4638f2be2feddb7d311cd25eed8

56f9c486928393b86553267749da30d6