Rekomandohet që produktet të cilat dedikohen për mbrojtjen e lëkurës së foshnjës të jenë të bazuar në përbërësit natyralë. Këto produkte duhet të përmbushin tre kritere shumë të rëndësishme: të pastrojnë, të mbrojnë dhe të ushqejnë lëkurën.

Qumështi i butë për trupin e foshnjës duhet të ketë për qëllim ushqyerjen dhe pastrimin e lëkurës së ndjeshme të foshnjës. Ai duhet të përmbajë ekstrakt aktiv natyror të kamomilit dhe vaj të lulediellit. Ndërkohë nuk duhet të përmbajë vajra të parafinës, ngjyra artificiale ose ndonjë element tjetër të dëmshëm për lëkurën e foshnjës.

Kremërat për foshnje preferohet të kenë përbërës të tillë të cilët do ta ushqejnë, mbrojnë dhe do të ruajnë funksionet natyrale të lëkurës së foshnjës. Efekti i tyre duhet të jetë po ashtu që ta mbrojë lëkurën e foshnjës nga iritimi dhe skuqja. Për t’u arritur kjo duhet që kremi të përmbajë kamomil dhe dyllë blete.

Në rastet e lëkurës së ndjeshme dhe të thatë, duhet të përdorni kremra të cilët e stabilizojnë njomësinë e lëkurës dhe e parandalojnë tharjen e saj, sidomos gjatë motit me erë. Kremrat e këtilla duhet të përmbajnë vaj të bajames, vaj të jojobas dhe kamomilë.

Edhe shamponi për larjen e flokëve të fëmijës suaj duhet të përmbajë kamomilë, që veç tjerash duhet t’i ofrojë butësi dhe kënaqësi fëmijës suaj derisa e pastroni.

Shkuma me të cilën do ta lani foshnjen tuaj duhet të përmbajë vajra esenciale të mandarinës dhe të livandës me efekt lehtësues dhe relaksues. Një shampon i këtillë do të ishte i mirëseardhur për të gjithë familjen, ndërsa fëmijët me të duhet të lahen në mbrëmje.

Lëkura e foshnjes suaj duhet të jetë e butë dhe elastike. Kjo mund të arrihet me anë të vajit, i cili ushqen dhe pastron lëkurën e ndjeshme të foshnjës. Ky vaj duhet të përmbajë ekstrakt të kalendulas (kumakut), ndërsa përkundrazi nuk duhet të përmbajë vajra të parafinës dhe ngjyra artificiale.