Lulet e Krishtlindjes, që emërtohen Poinsettias, i shohim ngado në këtë periudhë, megjithatë ato nuk janë lule dimri. Që të qëndrojnë sa më gjatë në formë të mirë, duhet të keni parasysh disa këshilla kujdesi dhe t’i mbani ngrohtë.

Lulja duhet të jetë e mbështjellë gjatë transportit sepse temperaturat e ulëta mund ta dëmtojnë. Sapo të shkoni në shtëpi, t’ia hiqni mbështjellësen sepse kërcejtë e gjetheve mund të varen ose të rrotullohen nëse nuk shmbështillet.

 

Që të jetojë sa më shumë, vendoseni pranë një dritareje. Mos e lini që ndonjë pjesë e saj të prekë xhamat e ftohtë. Gjithashtu mos e lini as në temperature të larta, poshtë kondicionerit apo pranë kaloriferit. Mos e lini pranë rrymave të ajrit, helikave të ngrohësve ose dritareve të hapura. Ajo ka nevojë për temperatura mesatare dhe shumë diell. Vendoseni në një dhomë të freskët gjatë natës për të zgjatur kohën e saj të lulëzimit.

Kontrolloni çdo ditë ujin dhe ujiteni kur të jetë tharë. Ujitni aq sa dheu të mbushet me ujë dhe derdheni pjesën e ujit që kullon poshtë. Nëse nuk e ujitni sa duhet, bima do të thahet dhe gjethet e poshtme do të bien. Nëse e ujitni shumë, gjethet e poshtme do të zverdhen dhe do të bien sërish. Nëse do e mbani për disa muaj, hidhini pleh një herë në muaj sipas rekomandimeve të luleshitësit.

Nëse doni ta ruani për vitin tjetër, krasiteni me kujdes duke i lënë kërcejtë 6-9 cm të gjatë. Lini pak gjethe në çdo kërcell sepse të rejat lindin nga ato. Prerja ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e bimës. Kjo prerje bëhet në shkurt ose në fillim të marsit. Mbajeni bimën në një dritare në temperaturë mesatare dhe ujiteni rregullisht. Fertilizojeni.

Në pranverë dhe verë

Nëse bima rritet shumë për vazon e vjetër, vendoseni në një të re. Nëse do e përgatisni vetë terrenin, përziejini dy pjesë dhe kopshti, një pjesë myshk, me një rërë dhe një lugë superfosfat dhe përziejini të gjitha.

Pasi të kalojnë ngricat e pranverës nxirreni jashtë në një vend me hije. Duhet ta ujisni më shpesh sesa bimët e tjera. Pas 15 korrikut duhet t’i prisni degët deri në 6 cm dhe të lini pak gjethe.

Gjatë vjeshtës

Merreni bimën brenda gjatë natës për të shmangur dëmtimet nga ngricat. Ajo mund të nxirret jashtë gjatë ditës. Fertilizojeni. Që të rilulëzojë duhet ta mbani në errësirë të plotë nga ora 5 e pasdites deri në orën 8 të mëngjesit duke nisur nga shtatori deri sa ngjyra të shfaqet në gjethet e saj, në mes të dhjetorit. Temperatura duhet të mbetet mesatare. Nëse gjatë natës e lini në temperature të larta, brenda, bima mund të vonojë rilulëzimin. Po të ndiqni këtë procedurë lulja e Krishtlindjes do të lulëzojë në kohë.

Nëse ende nuk e keni blerë për këtë vit, mund ta gjeni kudo dhe të jeni të sigurt, do ju sjellë atmosferë.