Në qoftë se mënyra juaj më e mirë për të qëndruar ngrohtë kur moti fillon të ftohet, është të vishni dorashkat e lëkurës, të mbërtheni xhupin e preferuar të lëkurës dhe të vishni çizmet e gjata të lëkurës ju duhet të dini se ky material kërkon gjithashtu një kujdes të veçantë nga ju. Më poshtë do të lexoni këshilla si të mbani rrobat e lëkurës në gjendje shumë të mirë.

Mbroni rrobat tuaja para se t’i vishni ato. Parandalimi është forma më e mirë e mbrojtje.  Zgjidhni metodën tuaj të pastrim në bazë të vlerës së produktit.

Lëkura njësoj pastrohet, por kujdesi që do të tregoni ndaj një xhakete nuk mund të jetë i njëjtë me kujdesin që mund të keni për një palë dorëza.

Lëkurën mund ta pastroni me pak sapun të lëngshëm dhe më pas ta fshini me copë të thatë. Nuk duhet ta lejoni të ketë kontakt të drejtëpërdrejtë me nxehtësi si për shembull ta thani me tharësen e flokëve.

Përpara se të bëni diçka mbi lëkurë bëni një provë në një cep të vogël që nuk është i dukshëm.

Mos harroni, uji e ndryshon në mënyrë drastike lëkurën.

Gabimi që shumë njerëz bëjnë tek pastrojnë lëkurën e tyre është që e lagin shumë atë. Lëkura është material delikat dhe kurrë nuk duhet ta zhysni në ujë, shkruan Living.