Nëse bëni pazar në supermarket në kohën e duhur, do të dini mirë të kurseni edhe ca para. Moneysavingexpert.com, e krijuar nga Martin Lewis na jep disa këshilla se si të fitojmë nga ulja e çmimeve.

Nëse shihni tabelën e uljes së çmimit të ushqimit, merreni dhe haheni menjëherë. Kjo pasi ato mund të jenë pak para datës së skadencës, prandaj dhe çmimi bie shumë.

Moneysavers ka pyetur stafet e supermarketeve për sekretet e tyre në reduktimin e çmimeve.

Një pjesë e madhe e supermarketeve të mëdha në kohë të ndryshme të ditës, vendosin rduktim të çmimit, dhe në faqen e internetit tregojnë kohën kur është koha e duhur për të shkuar.

Koha mund të jetë e ndryshme në varësi të dyqanit, por Money Saving Expert thotë: “stafi i shumë supermarketeve ka autoritetit të reduktojë çmimet për të shitur produkte të cilat mund të jenë dëmtuar apo janë afër datës së skadencës”.

/fol.mk