Aplikacionet sociale si WhatsApp dhe Facebook Messenger e bëjnë më të lehtë komunikimin mes njerëzve, por nga ana tjetër edhe më të vështirë për t’u “fshehur” nga të tjerët. Falë opsionit që tregon se marrësi e ka lexuar mesazhin, është thuajse e pamundur që të fshihesh nga të tjerët dhe të mos i kthesh përgjigje. Megjithatë, ekzistojnë disa ‘hile’ që mund t’ju vijnë në ndihmë.

2-5

Njoftimet në ekran

Si Facebook Messenger, ashtu edhe WahtsApp i sjellin mesazhet në formë njoftimi, që shfaqet në ekranin e telefonit. Kjo e bën të lehtë që ta lexoni përmbajtjen e tij pa patur nevojë për ta hapur. Sigurisht, bëhet fjalë për të lexuar një pjesë të mesazhit, megjithatë shpesh mund të mjaftojë për të kuptuar përmbajtjen.

11-1

Airplane mode

Një moment që mesazhet që doni të kontrolli janë në pajisjen tuaj, e vetmja gjë që duhet të bëni është që të parandaloni që tjetri të marrë vesh nëse e keni lexuar ose jo. Në këtë rast ju vjen në ndihmë “Aeroplane mode”.

Duke aktivizuar këtë opsion, nuk do të keni internet në telefon, duke i lejuar kështu vetes që të shihni mesazhin që ka mbërritur pa u njoftuar dërguesi. Kjo funksionon në WhatsApp dhe Facebook Messenger.