Çfarë do t’ju nevojitet:

 

1 filxhan vaj
2 filxhanë ujë të vakur
3 filxhanë mjell
5 lugë gjelle kakao
250 gr sheqer
20 gr pluhur pjekës
1 lugë kafeje sodë
1 lugë gjelle uthull
1 lugë kafeje ekstrakt vanilje
Lëng dhe lëkurën e një portokalli të grirë në rende
Çokollatë
Fruta të thata
Biskotë
Sheqer pluhur

Përgatitja:

Hapi 1

Në një enë përzijeni ujin me sheqerin, vaniljen, vajin dhe uthullën.

Hapi 2

Shpërbëni sodën te lëngu i portokallit dhe shtojeni tek përzjerija. Përzijeni mjellin me kakaon dhe pluhurin pjekës në një enë tjetër dhe shtojeni gjithashtu tek përzijerja e parë.

Hapi 3

Në fund shtoni lëkurën e portokallit.

Hapi 4

Përzijerja do të jetë e lëngshme, por ashtu duhet të jetë. Mos u shqetësoni.

Hapi 5

Piqeni në një formë që më parë e keni lyerë me mjell dhe vendosi në furrë për 50-60 minuta.

Hapi 6

Nëse dëshironi kur të ftohet, mund ta shërbeni me çokollatë të shkrirë, fruta të thata, sheqer pluhur etj.

Ju bëftë mirë!