Teshtini mjaft, ju rrjedhin hundët dhe ju dhemb koka, po, me siguri jeni të sëmurë, por me siguri nuk e keni coronavirusin

Mjekët paralajmërojnë që pasqyra klinike te pacientët e ndryshëm mund të jetë shumë e ndryshme, transmeton Telegrafi.

Duhet të dini që te një numër i konsiderueshëm të të infektuarve simptoma nuk ka fare. Të tjerët kanë pasqyrë shumë të butë klinike, andaj këtë virus e kalojnë “në këmbë”, gjë që është shumë rrezik nëse nuk i jepet organizmit kohë dhe mundësi që të shërohet.

Mirëpo, është e sigurt që psikologjikisht u është më e vështirë atyre të cilët i kanë disa simptoma dhe gjatë ditëve nga njëqind herë mendojnë “a është ky coronavirusi?”

Me siguri janë në dilemë të madhe ata të cilët vuajnë dy vështirësi aq shumë të përmendura – ata të cilët kolliten dhe ata të cilët kanë temperaturë.

Për fillim, janë të frikësuar duhanpirësit. Shumica e tyre kolliten rregullisht, ndërsa nuk e dinë që për këtë shkak mushkëritë tashmë u janë të komprometuara dhe të ndjeshme ndaj sulmeve të virusit.

Kolla të cilën e shkakton coronavirusi është karakteristike për shkak që është e thatë, pra nuk dëgjohet tingulli i cili prodhon sekrecion mukoze në rrugët e frymëmarrjes. Dhe nuk duhet brengosur nëse kollitemi herë pas here.

Kolla që e shkakton coronavirusi është e vazhdueshme, e pandalshme dhe pa kurrfarë shkaku të dukshëm. Aspak nuk i ngjan kollës së duhanpirësit as për nga tingulli i cili dëgjohet kur dëshirojmë ta pastrojmë fytin.

Pyetja e tjetër e shpeshtë ka të bëjë me temperaturën. Për coronavirusin dihet që shkakton ngritje të temperaturës në 37,8 e më shumë gradë të Celsiusit.

Në rast që i keni këto dy simptoma, edhe ju edhe familjarët tuaj, duhet patjetër të qëndroni në izolim shtëpiak 14 ditë. Mirëpo, nëse gjendja ju përkeqësohet dhe zgjat më shumë, duhet të paraqiteni te epidemiologu kompetent apo te mjeku.

Sajti britanik Mirror ka postuar audio-xhirimin në të cilin në prapavijë mund ta dëgjoni kollën e thatë.