Shkruan: Prof. Abdulla MEHMETI

Çfarë lidhje ka një ndeshje sportive, gëzimi për fitoren e një ekipi sportiv nga Maqedonia, me ndjenjat kombëtare, identitetin dhe dinjitetin e popullit shqiptar?!

Këto veprime mund t’i bëjnë vetëm qeniet e mbetur në nivelin e egërsirave, njerëzit e pareformuar mendërisht, të sëmurë dhe frustruar shpirtërisht, të helmuar me urrejtje patologjike ndaj të tjerëve!

Si duhet të përgjigjen shqiptarët kundër këtij shfrenimi racist, sëmundje kolektive dhe deformimi shpirtëror patologjik të fqinjëve të tyre, me të cilët rrethanat i kanë detyruar të bashkëjetojnë në një shtet të përbashkët?

Me thirrje e britma të ngjashme kundër të atyre dhe të ngjashmëve? JO!

Me sharje dhe ofendime mbi baza kombëtare e fetare nëpër portale dhe rrjetet socila? JO!

Me kërkim të përgjegjësisë ndaj organizatorëve nga organet e rendit dhe institucionet e pushtetit të këtij vendi, të cilat asnjëherë nuk e kanë bërë këtë deri më sot, për dekada me radhë? Përfundimisht, JO!

Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët në Maqedoni?

Përderisa me vite të tëra dhe dekada nuk po pushojnë këto britma nacionaliste, shoviniste dhe raciste kundër tyre, që kërkojnë vdekjen e tyre, dhoma gazi për ata; nga grupe tifozësh dhe jo vetëm, nga një masë e madhe njerëzish, banorë të këtij shteti, të helmuar me këtë propagandë, me këtë ideologji raciste, në familje, në shkollë, nga mediat, literatura, nga politikanë dhe ideologë të kësaj filozofie jodemokratike, nga parti politike me platforma dhe koncepte terroste, nga rrjete të tëra të agjenturave të huaja që lirshëm veprojnë në këtë shtet, dhe, ato nuk veprojnë vetëm kundër shqiptarëve vendës, por edhe kundër BE-së, SHBA-së NATO-s dhe kundër gjithçka që nuk përkon me interesin sllav dhe grek në këtë shtet?

Kjo duhet t’i vetëdijesojë shqiptarët, t’i mobilizojë dhe bashkojë, jo të humbin kohë në përplasen me këtë valë shovinizmi e racizmi, por duke e dëshmuar vetveten para tyre dhe para botës, si popull që e don lirinë e tij dhe lirinë e të tjerëve, e don demokracinë dhe qytetarinë, si popull i dinjitetshëm dhe me vlera që nuk i urren të tjerët, por din ta mbrojë vetveten dhe sigurojë RRUGËN E TIJ PËR TË ARDHMEN!

Nëse një qen e kafshon njeriun e pafajshëm në rrugë, vetëdija e tij nuk ia lejon t’i hakmerret qenit duke e kafshuar edhe ai në atë mënyrë.

SHOVINISTËT DHE RACISTËT, SI QENTË E TËRBUAR, DUHET TË IZOLOHEN, PËRFUNDIMISHT!

Këtë mundin dhe dinë ta bëjnë shqiptarët në Maqedoni, në mënyrë shumë të civilizuar dhe dinjitoze.

Sa për fillim, anëtarët shqiptarë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Veriore, duhet ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre të mëtejmë në këtë institucion, i cili është frymëzues dhe hartues i kësaj platforme shoviniste kundër shqiptarëve, përmes “Enciklopedisë maqedonase”, “Planit për ndarjen e Maqedonisë” dhe projekteve të tjera „shkencore“; përderisa kjo Akademi asnjëherë nuk është distancuar nga këto projekte dhe veprimtaria e saj në të kaluarën kundër shqiptarëve.

Politikanët shqiptarë, vendës dhe nga jashtë, ta harrojnë përgjithmonë mundësinë e bashkëpunimit dhe bashkëqeverisjes me partinë nacionalshoviniste OBRM-PDUKM, si organizatë terroriste e dëshmuar, frymëzues dhe organizatore e këtyre protestave me britma raciste kundër shqiptarëve, si bartëse dhe përçuese e interesave serbe dhe ruse në Maqedoninë Veriore, dje dhe sot, përderisa kjo parti nuk ndryshohet dhe reformohet thellësisht nga konceptet e vjetra, me frymë mesjetare!

(3.VI.2019)