Këngëtari i njohur i muzikës së vjetër qytetare Sidrit Bejleri, ka humbur një nga personat më të veçantë në jetën e tij.

Ai ka bërë të ditur se mbrëmë (e premte) gjatë orëve të vona, babai i tij Himet Bejleri ka ndërruar jetë.

Këngëtari ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për t’i dedikuar babait të tij disa fjalë të sinqerta ngushëllimi.

“Miq e dashamirës, do doja vetëm një lutje me shpirt nga ju, sepse nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen! Zoti e mëshiroftë Himet Bejlerin! Zoti qoftë i kënaqur me të! Zoti e bëftë nga banorët e Xhenetit! Amin! Lamtumirë Bab!”, kanë qenë fjalët e këngëtarit. 

sbaassab