Ministri i hungarez i punëve të jashtme, Piter Sijarto mohon se Hungaria e ka ndihmuar ish kryeministrin Gruevski që të largohet nga Maqedonia.

“Nuk është e vërtetë që Hungaria ka ndihmuar ish kryeministrin e Maqedonisë për tu larguar nga vendi. Për herë të parë jemi ballafaquar me fenomenin kur ai për herë të parë është paraqitur në Ambasadën tonë në Tiranë. Kjo ishte hera e parë që u takuam me të në lidhje me këtë rast. Ne nuk kemi asgjë të bëjmë me atë se si ai u largua nga Maqedonia, dhe është skandaloze se si disa media ndërkombëtare kanë deklaruar se ne kemi rol në ikjen e tij nga Maqedonia”, është shprehur Sijarto për AFP, transmeton Gazeta Koha.