Bartësi i Njësisë zgjedhore 1 nga VMRO-DPMNE-ja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me të rinjtë nga komuna e Kisela Vodës, ku theksoi se të rinjtë janë potenciali dhe forca ndaj të cilit duhet të bazohet shteti në të ardhmen.

Siljanovska Davkova u tha të rinjve se tregimi i tyre është më i rëndësishëm, se tregimi i tyre flet për rindërtim të infrastrukturës arsimore, ndërtim të shkollave të reja, fakultete të ripërtërira, institute, biblioteka, mësim të obligueshëm të gjuhës maqedonase në universitete dhe veçanti në Institutin “Bllazhe Koneski” me lektorë të obligueshëm profesorë për gjuhë maqedonase në çdo fakultet.

Në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, theksoi ajo, janë paraparë vauçerë për të rinjtë për ngjarje kulturore dhe sportive, edukim kompjuterik dhe shumë sendërtime arsimore. fb/