Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi është testuar sërish pozitiv me koronavirus, njoftoi gazeta italiane Corriere della Sera.

Ai u shtrua në spital në Milano me pneumoni pasi doli pozitiv me COVID-19 më 3 shtator. Ish kryeministri iu nënshtrua trajtimit për 10 ditë dhe doli nga spitali San Raffaele më 14 shtator

Një shtrim i përsëritur në spital nuk parashikohet për momentin, sipas raportit.

Berlusconi aktualisht është në karantinë në vilën e tij jashtë Milanos me partneren e tij, Marta Fascina, e cila gjithashtu doli pozitive me COVID-19.

Ish-kryeministri aktualisht është i shtrirë në shtrat, duke luftuar me pasojat e sëmundjes, ndërsa ndjen lodhje fizike.

Politikani thuhet se angazhohet në distancë në aktivitetet e partisë së tij, Forza Italia dhe Partisë Popullore Evropiane, e cila e vendosi atë si një ligjvënës në Parlamentin Evropian.

Berlusconi dhe 30-vjeçarja Fascina pretenduan se morën virusin gjatë pushimeve në ishullin mesdhetar të Sardenjës këtë verë.

Virologu Massimo Clementi i tha agjencisë së lajmeve Adnkronos se Berlusconi nuk kishte simptoma COVID-19 që kërkonin ndonjë trajtim të specializuar në spital.