Ajo është Sarah Churchill, 36 vjeçarja nga Britania e cila së fundmi ka treguar për një simptomë ndryshe të cilën e ka kaluar së bashku me virusin pak muaj më parë.

Duar dhe këmbë me shenja të kuqe dhe të irrituar. Fillimisht ajo ka shkuar tek mjeku me rrahje të shpejta zemre dhe temperature shoqëruar me këto shenja të cilat u menduan si shenja të kancerit të gjakut apo edhe HIV.

Por pasi këto teste dolën negative pak kohë më vonë kur dhe pacientët e tjerë kishin të njëjtat simptoma u kuptua se ajo kishte qenë e infektuar nga virusi më I ri Covid-19.

Një profesor nga King’s College London ka thënë: Zakonisht kjo simptomë shoqërohet me simptoma të tjera, mund të shfaqet dy javë para simptomave të tjera, ose dhe pas dy javësh. Kjo simptomë nuk është marrë parasysh sepse njerëzit nuk janë në dijeni, dhe mjekët gjithashtu.