Zërat e veçantë vështirë që harrohen, ndër ta është edhe zëri i këngëtarit Sinan Vllasaliu i cili ka sjellë shumë hite në vendin tonë.

Ai vazhdon të jetë i dëgjuar për publikun duke mos u ndalur më këngë të reja.

Se cilat janë projektet më të reja të tij ai ka treguar në intervistën që kemi zhvilluar me të.

 I pyetur se si kalojë kjo sezonë këngëtari u përgjigj duke thënë:

“ Mjaft mirë, si çdo herë me koncerte të shumta”.

Këngëtari ka sjellë disa këngë qe u pëlqyen mjaft shumë por ai nuk do të ndalet me kaq. Se a ka në plan të sjellë këngë tjera Sinani u shpreh së:

” Jam duke punuar më këngë të reja, dhe së shpejti do të publikohen katër këngë”.

Ai për IndeksPaper tregoi së është në përgatitje të disa këngëve madje tregoi që një nga ajo këngë do të jetë për mërgimin ë që do të titullohet “Baba”.

Së më kë ka punuar ai ka tregojë që teksti dhe muzika janë punuar nga Ilir Berani, si duket Sinani do të sjellë edhe hite të shuma duke mos lënë asesi në hije pritjen e fansave që ka kohë që i qëndrojnë besnik punës, dhe zërit të tij.

Pyetur së a kanë filluar xhirimet e këngëve dhe se më kë po bashkëpunon në këtë aspekt ai tha së:

“Xhirimet do të bëhen nga Produksioni ‘EmraCom’ pasi që unë prapë kamë zgjedhur të bashkëpunoj më ta, dihet që unë jam ën menaxhim të këtij produksioni gjigant”, tha ai

Kujtojmë së Sinani këtë vit ka qenë në formë e kjo fal bashkëpunëtorëve të suksesshëm.

Sinani ka raporte të mira më gjithë koleget këtë e tha edhe vetë ai, se a do të sjellë ndonjë bashkëpunim ai u shpreh duke thënë së:

“Sigurisht veç është finalizuar një bashkëpunim që do të jetë diçka e madhe dhe padyshim një hit”. Tha Sinani.

Nuk dyshojmë në krijimtarinë e tij, e kjo e dëshmon fakti i punës së madhe, madje Sinani këtë sezone e mbyll më katër këngë që do të sjellë, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të sjellë albumin e ri, shkruan /IndeksPaper/