Aktivisti i mirënjohur dhe kryetari i Forumit Ndërkombëtar për të drejtat e njeriut IGFM, Idriz Sinani deklaroi për INA se BDI më 11 dhjetor do të mposhtet.

“Më 11 dhjetor shqiptarët jam i bindur se do ta mposhtin të keqen dhe ajo ka adresë dhe emër. Është pra BDI, e cila do të goditet rëndë dhe do të bie në gjunj. E këtë nuk e shpëton asgjë, as anketat e VMRO-së e as djalli”, theksoi për INA, aktivisti Sinani. Ai këtë porosi e ka dhënë nga Brukseli ku po qëndron për një vizitë zyrtare dhe ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të Bashkimi Evropian, kryesisht eurodeputetë, për ti njohur për zhvillimet në Maqedoni dhe gjendjen e shqiptarëve. “Shqiptarët po përjtojnë ditë të këqija, pasi që janë sjellë në varfëri, pasiguri dhe diskriminim të skajshëm nga ky pushtet terrori, që shkeli çdo parim, gjakun e dëshmorëve dhe shumë ish-luftëtarë i futi në burgje”, theksoi Sinani.