Profesori Universitar Arsim Sinani nëpërmjet  një reagimi  në murin e tij në fejsbuk ka shprehur mllefin ndaj një procesi të degjeneruar politik në lidhje me votimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale me 5 maj.

Ai ndër të  tjera shkruan se: “Të  dielën nuk do ta shfrytëzoj të drejtën e tij  të votës për president në Maqedoninë e Veriut” .

“Të mbash qëndrim kjo është çështja në MV” dhe shton:“I mbetem besnik qytetarit shqiptar dhe do bëj pushim ditën e diel. Nuk e meriton votën time një proces i tillë i degjeneruar. Fundja demokracia e ka edhe mundësinë e abstenimit dhe kthimin e procesit në fillim. Shqiptarët që ditën ta përmbysin Gruevskin do dijnë ta demokratizojnë MV, këtë duhet ta kuptojë një herë e mirë, Zaevi“, ka thënë profesori Sinani